×
  • Sport
  • Euro 2024

    Dështoi me Kroacinë në Euro 2024, ylli i njohur i kthehet bujqësisë

    Insajderi
    04 July 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kroacia ka qenë një nga dështimet më të mëdha në Euro 2024. Pas rikthimit nga Gjermania, mbrojtësi kroat Martin Erlic është rikthyer në vendlindje.

    Ai është parë duke ndihmuar familjen e tij në punët e fushës.

    Erliqi ka lindur në Tinje, një vend në brendësi të Zarës, midis Biogradit dhe Benkovcit.

    Erliqi ka 500 rrënjë ullinj dhe platnacion me qershi, 1000 hardhi në vresht, hektarë fusha të mbjella me karrotë, qepë, hudhër, bizele dhe fasule.

    Përveç kësaj, kanë një tufë delesh, derrash dhe pulash dhe Erliqi ka shpjeguar në disa raste se është mësuar të punojë me prindërit gjatë gjithë jetës së tij dhe se asgjë nuk është e vështirë për të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark