Frank Gardner, korrespodent i sigurisë në mediumin britanik BBC, ka fajësuar Shërbimin Sekret në dështimin e sigurimit të ish-presidentit të SHBA’së, Donald Trump, përgjatë tubimit elektoral në Pensilvani.
Gardner në analizën e tij parashtron pyetjen se si u bë që sulmuesi të pozicionohej aq mirë dhe të shtinte katër herë në drejtim të podiumit, zonë kjo që supozohej të jetë e pastruar nga forcat e rendit, përcjell Gazeta Insajderi.
Në analizën e tij përmendet se drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle, është ftuar për të dëshmuar para Dhomës së Përfaqësuesve më 22 korrik.
Analiza e plotë:
FBI mund të drejtojë hetimin se si mund të ketë ndodhur kjo, faji të drejton qartë tek Shërbimi Sekret.
Ata kanë një punë – të mbrojnë presidentët e Amerikës, si të tanishëm ashtu edhe të mëparshëm – dhe në këtë, dështuan në mënyrë spektakolare mbrëmë.
Kanë kaluar 43 vjet nga atentati i fundit ndaj një presidenti amerikan në detyrë, kur Ronald Reagan u qëllua në mushkëri, por mbijetoi.
Sot, politikanët amerikanë dhe publiku duan të dinë se si një vrasës i mundshëm ishte në gjendje të zvarritej në një pikë të favorshme në çati, i armatosur me një pushkë dhe të shtinte katër herë drejt podiumit, të gjitha në një zonë që supozohej të ishte e pastruar.
Hetimi tashmë i nisur përfshin FBI-në, Shërbimin Sekret dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, është thirrur për të dëshmuar para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA më 22 korrik. /Insajderi.org/