Dështojnë interpelancat e Mustafës dhe Stavilecit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështojnë interpelancat e Mustafës dhe Stavilecit

    Insajderi
    19 April 2017 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë dështuar të mbahen dy interpelancat e parapara sot në Kuvendin e Kosovës. Në rend dite ka qenë në interpelancë kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    Kryeministri ishte thirrur në interpelancë sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

    Kjo interpelancë u shty për shkak të mungesës së thirrëses  së kësaj interpelance, Donika Kadaj- Bujupi e cila gjendet në vizitë zyrtare jashtë vendit.

    Ndërsa, interpelanca e ministrit Stavileci e thirrur nga deputetit Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, nuk është mbajtur për shkak të mosprezencë në Kuvend të ministrit Stavileci./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark