Droni me të cilin Facebook shpresonte që të mundësojë internet nëpër të gjithë botën ka pasur një dështim në strukturë gjatë testit të parë të fluturimit. Tani është nën hetim nga Bordi Amerikan i Sigurisë së Transportit, raporton Bloomberg.
Facebook ofroi shumë pak detaje rreth dështimit strukturor, i cili ndodhi kur droni po kryente një ulje në tokë.
“Ne jemi ende duke analizuar rezultatet e testit të zgjatur, duke përfshirë një dështim strukturor që ne përjetuam gjatë uljes në tokë”, është shprehur një zyrtar i Facebook.
Gjithashtu ka shtuar se ky mjet është dëmtuar në mënyrë të konsiderushme, me ç’rast nuk është i aftë më për fluturim.