Dështon edhe në tentativën e 52'të zgjedhja e kryetarit, nesër seanca e radhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon edhe në tentativën e 52’të zgjedhja e kryetarit, nesër seanca e radhës

    Insajderi
    25 July 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të 52-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet plotësisht, pasi as në seancën e sotme nuk u siguruan votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme nga deputetët.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka bërë me dije se në seancë të pranishëm ishin; 109 deputetë, prej tyre vetëm 54 votuan për.

    “54 për, 0 kundër, abstenim nuk ka – ndërpritet seanca shihemi me 29 maj në ora 11:00”, tha Dehari.

    Dehari tha se nesër mbahet seanca e radhës, në orën 14:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark