Dështon edhe seanca e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Dehari ia ndërpreu fjalën deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon edhe seanca e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Dehari ia ndërpreu fjalën deputetëve

    Insajderi
    07 July 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as në seancën e 43-të ta zgjedhë kryetarin e tij.

    Dështimi erdhi pasi nuk u miratua Komisioni për organizimin e votimit të fshehtë.

    Pro këtij komisioni votuan vetëm 55 deputetë, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime. Në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë.

    Seancën e ka kryesuar deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili njoftoi se takimi i radhës do të mbahet më 9 korrik, në orën 11:00.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga regjia t’ua ndërprejë fjalën tre deputetëve: Ariana Musliu të PDK-së, Besian Mustafës të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AKK-së./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark