Dështon marrëveshja Kosovë-Serbi për certifikatat ADR - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon marrëveshja Kosovë-Serbi për certifikatat ADR

    Insajderi
    04 April 2016 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami, së bashku me ekipin profesional, morën pjesë sot në takimin e ftuar nga BE-ja.

    Por me një njoftim të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan se pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlen të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal, megjithatë këto bisedime nuk dhanë rezultate.

    “Takimi i radhës për këtë çështje do të mbahet së shpejti dhe për këtë do të presim derisa BE do të ftojë takimin e ri”, njofton MTI-ja.

    Sipas njoftimit të MTI-së, delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme që bazohet në njohjen reciproke të certfikatave të ADR-së mes dy shteteve dhe angazhimet tona për zgjidhje me dialog vazhdojnë.

    “Mirëpo bëjmë me dije që masat e reciprocitetit mbeten në fuqi derisa të arrihet marrëveshja në fjalë”, thuhet në njoftim.

    Delegacioni kishte në përbërje edhe Hykmete Bajramin, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, udhëheqës i Sektorit të Transportit të Mallrave të Rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit IBM në Doganën e Kosovës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark