Komuna e Podujevës vazhdon telashet për funksionalizimin e stacionit të ri të Autobusëve. Që nga 10 qershori kur u përurua, objekti i ri ka mbetur i thatë. Para dy ditëve komuna njoftoi se po hapet, por përsëri dështoi. Autobusët sërish janë kanë filluar punën nga stacioni i vjetër. Opozita kanë theksuar se arsye është lokacioni, larg qytetit dhe mos konsultimi me kompani të autobusëve për trafik urban. Nga komuna nuk janë përgjigjur.
Gazeta Insajderi
Me 19 qershor, në 25-vjetorin e çlirimit të Podujevës ishte përuruar projekti i stacionit të ri të autobusëve në këtë komunë. Gazeta Insajderi në shtator kishte raportuar se përkundër përurimit ende nuk ishte funksionalizuar.
Pas gjithë asaj vonese, me 5 nëntor, erdhi një njoftim i gëzueshëm për banorët e Podujevës, që përdorin si transport autobusët.
Në njoftimin e komunës thuhej nga dita e martë, më datë 5 nëntor, Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë do të hapet zyrtarisht për qytetarët.
Madje aty thuhet se arsyeja pse ka pas vonesa deri tani ka qenë për shkak të sfidave me lidhjen e energjisë elektrike.
“Komuna e Podujevës njofton qytetarët se duke filluar nga dita e martë, më datë 5 nëntor, Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë do të hapet zyrtarisht për qytetarët. Pas disa muajsh vonesash për shkak të sfidave me lidhjen e energjisë elektrike, çështja tani është zgjidhur dhe stacioni është i gatshëm të fillojë operimin”, thuhej në njoftim.
Por nuk mjaftoi, telashe dolen sërish në këtë projekt. Hapja e tij dështoi sërish.
Siç thuhet nga opozita, ky projekt po dështon sepse s’ka trafik urban për bartje të udhëtareve.
Sekretari i Degës së LDK-së në Podujevë, Besim Latifi, tha për Insajderin se ka dështuar si shkak i mos konsultimit me kompanitë e transportit.
“Komuna është duke fsheh diçka pas këtij dështimi por që nuk po e bënë publike.Ne mendojmë se ky projekt ka dështuar për shkak se nuk jane konsultuar fillimisht kompanitë e transportit të udhëtarve pastaj s’ka pas dëgjime publik me qytetare për të marrë mendimin e tyre por si gjithmonë me nguti siç rëndom bëjnë komuna”, tha ai.
Tutje edhe anëtari i Kryesisë së LDK’së në Podujevë, Valon Demolli, tha pothuajse të njëjtë gjë për Insajderin.
“S’ka pas konsulta me kompani të autobusëve edhe ka dështu s’ka trafik urban për bartje të udhëtarëve deri te stacioni atje edhe këto janë disa nga arsyet pse ka dështu stacioni me lokacion te ri edhe pse hera e dytë që bëhet hapja mirëpo prapë dështim”, tha ai.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me komunën e Podujevës, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Insajderi kishte raportuar se me 12 dhjetor të vitit 2022, ishte nënshkruar kontrata për këtë projekt. Fitues të tenderit ndërtimin e stacionit të autobusëve ishin operatorët ekonomik: EING COM, SH.P.K. LONI, SHPK, SINANI, ING SH.P.K, Isars SH.P.K.
Vlera e përgjithshme e këtij tenderi në kontratë ishte 1. 165.575.47 euro.
Në ditën e 19 qershorit, kur iu pre shiriti stacionit të autobusëve kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi kishte deklaruar se vlera totale e të cilit është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro.
“Ky projekt është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ku vlera totale e tij është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka kontribuar me 600 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.