Pas dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme, është vendosur që seanca e sotme e Kuvendit të mos vazhdojë. Kështu ka njoftuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Veteranët kanë protestuar sot (e enjte) në oborrin e Kuvendit të Kosovës si formë kundërshtimi ndaj vendimit për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagë minimale.
Edhe pasi ata pranuan ftesën zyrtare nga këshilltarja e Kurtit për t’u takuar nesër me kryeministrin, protestuesit veteranë kanë kërkuar ndërprerjen përfundimtare të seancës.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur që seanca e sotme nuk do të mund të vazhdojë. Megjithatë, ai i ka paralajmëruar veteranët se nuk do të mund t’i ndalojnë së funksionuari organet ligjore.