Pos organizatorëve dhe shumë gazetarëve, asnjë qytetar nuk ka dalë te Ura e Ibrit në Mitrovicë në protestën e thirrur për sot në orën 16:00 kundër ndërtimit të shtatores së Car Lazarit në Mitrovicën e Verut, pak metra larg urës.
Nga fotografitë e vendit të ngjarjes, shihet se më shumë ka gazetarë të interesuar për protestën sesa pjesëmarrës.
Aty afër ka qytetarë që janë duke qëndruar ulur, por të pa interesuar për protestën. Ndërsa forca të shumta të Policisë së Kosovës janë duke e bërë sigurimin e ambientit.
Ndryshe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte bërë thirrje që të mos dalin qytetarët në protesta.
Lexoni më shumë për protestën e thirrur nga një portal lajmesh.
Protesta gjithëpopullore e një portali kundër shtatores së Car Lazarit