
Draft-rezoluta e propozuar nga PDK-ja në Kuvend kundër rritjes së çmimit të rrymës sipas propozimit të ZRRE-së ka dështuar të miratohet në mungesë kuorumi.
Kjo pasi në kohën kur u hodh në votim, në sallë ishin prezentë vetëm 45 deputetë.
Rezoluta do të hedhet në votim në seancën e së mërkurës.
Draft-rezoluta e PDK-së kërkonte që Kuvendi ta obligonte Qeverinë të refuzojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të rrymës dhe të kërkojë alterantiva të reja që kanë për bazë mbrojtjen e konsumatorëve.
Mes tjerash, rezoluta e PDK-së këkon që arifat e reja të shtyhen drejt muajve të verës, në mënyrë që konsumatorët të kenë hapësirë për të bërë zëvendësim të mënyrës se si ngrohin banesat.
“Çdo propozim eventual i rritjes së tarifave të shoqërohet me normë të reduktuar të TVSH-së në 0. Po ashtu i kërkohet Qeverisë që pa vonesa të procedohet me gazifikimin e Kosovës. Të hapen mundësitë që të investohet në energji solare”, thuhet në draft-rezolutën e propozuar nga deputetët e PDK-së.