Dështon Salah, Kylian Mbappe fiton zyrtarisht Këpucën e Artë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dështon Salah, Kylian Mbappe fiton zyrtarisht Këpucën e Artë

    Insajderi
    25 May 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappe është shpallur fitues i Këpucës së Artë Evropiane për sezonin 2024/25, pasi ka përfunduar si golashënuesi më i mirë në ligat evropiane.

    Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 42 gola në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar edhe njëherë statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë në kontinentin e vjetër, duke mposhtur Mohamed Salahun që sot ia doli të shënonte për Liverpoolin, por ishte tri gola larg francezit.

    Ky është një tjetër sukses i madh individual për Mbappen, i cili tashmë ka në koleksionin e tij:

    Këpuca e Artë në Ligën e Kampionëve

    Këpuca e Artë në Kupën e Botës

    Këpuca e Artë Evropiane

    6 herë golashënuesi më i mirë në Ligue 1

    Golashënuesi më i mirë në La Liga

    Pas transferimit të shumëpritur te Real Madrid, Mbappe ka shpërblyer menjëherë besimin e klubit dhe tifozëve me paraqitje të jashtëzakonshme dhe efikasitet para portës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark