Dështon takimi Haradinaj – Osmani, nga AAK tregojnë arsyet: Osmani nuk e respektoi orarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon takimi Haradinaj – Osmani, nga AAK tregojnë arsyet: Osmani nuk e respektoi orarin

    Insajderi
    19 December 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    As kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj nuk është takuar me presidenten Vjosa Osmani ku pritej të diskutonin për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Lulzim Blaka, drejtori për Informim në AAK tha për Insajderin se takimi nuk është realizuar për shkak se Osmani nuk ka respektuar orarin e caktuar nga vetë ajo.

    Ne kishim vullnet për të biseduar me znj. Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit; e per këtë qëllim Kryetari Haradinaj, ishte në kohën e caktuar në Presidencë. Por, takimi nuk ndodhi, pasi që znj. Osmani nuk e respektoi orarin që e kishte caktuar vet”, ka thënë Blaka.

    Osmani është takuar vetëm me një parti opozitare për të folur për draft-statutin, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi edhe lideri i PDK’së Memli Kranisi ka refuzuar ftesën.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark