Dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës, asambleistët e PDK’së dhe VV’së lëshuan sallën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës, asambleistët e PDK’së dhe VV’së lëshuan sallën

    Insajderi
    18 September 2024 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin për vitin 2025 në mungesë kuorumi, meqë asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendojse kanë lëshuar sallën, raporton Express.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është bojkotim i vullnetit të qytetarëve, duke shtuar se buxheti është hartuar “me profesionalizëm dhe në bazë të nevojave e kërkesave të qytetarëve”


    “Prandaj, lëshimi i sallës në seancën e buxhetit nga PDK dhe VV është bojkotim i vullnetit të qytetarëve. Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme për bllokim të punëve të mira në Kryeqytet ne nuk do të ndalemi së punuari për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Rama.

    Ai ka ndarë edhe fjalimin që ka mbajtur teksa ka prezantur projektbuxhetin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark