"Dështuam të fitojmë…" I akuzuari për korripsion, Nagip Krasniqi shkraun letër lamtumirëse pas shkarkimit nga KEK'u - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dështuam të fitojmë…” I akuzuari për korripsion, Nagip Krasniqi shkraun letër lamtumirëse pas shkarkimit nga KEK’u

    Insajderi
    15 May 2024 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në letrën përshëndetëse ka thënë se “nuk ka arritur ta përmbush plotësisht objektivin e tij, porse ka lënë disa gjurmë të mira”.

    Krasniqi është liruar nga detyra e kryeshefit më 24 prill të këtij viti. Ai dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt të interesit”.

    Ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, ndërsa në shtator ishte liruar nga paraburgimi, por iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra.

    “Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar. Ne humbëm disa beteja kyçe përgjatë rrugës, kemi humbur disa njerëz të mirë, dështuam të fitojmë…dhe këto janë disa nga shijet e mia të hidhura që i mora me vete. Por, ne lamë pas vete disa gjurmë të mira, dhe rrënjosëm thellë idenë dhe konceptin se ndryshimi dhe transformimi është i mundur. Po ashtu lamë prapa disa njerëz vërtetë të mrekullueshëm që do të vazhdojnë ndryshimit dhe përfundimisht do ta kompletojnë transformimin”, ka shkuar Krasniqi në “LinkedIn”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark