Dështuan të bëhen deputetë - ja sa vota morën themeluesit e Koalicionit për Familjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështuan të bëhen deputetë – ja sa vota morën themeluesit e Koalicionit për Familjen

    Insajderi
    20 February 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy themeluesit e partisë Koalicioni për Familjen, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, nuk kanë arritur të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të u bërë deputetë.

    Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Rrahmani arriti të grumbullojë 12,809 vota, ndërsa Korenica siguroi 8,451 vota.

    Gjithashtu, pjesë e listës së Koalicionit për Familjen ishte edhe Selim Pacolli, i cili ka marrë 6,918 vota.

    Po ashtu, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka siguruar 6,622 vota.

    Megjithatë, asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk ka arritur të kalojë pragun për t’u bërë deputet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark