Sot po prezantojmë një prej destinacioneve më të mrekullueshëm për pushime siç është Antalya, ku dielli ndriçon gjithnjë, plazhet janë të mrekullueshme dhe kultura është e pasur me ushqime të llojllojshme dhe relaks i garantuar.
Antalya, mbetet edhe për këtë verë vendi më i preferuar për pushime nga pushuesit në Kosovë, kjo jo vetëm për cilësinë e lartë, por edhe për shkak të çmimeve ekonomike që po ofron kompania Eurokoha.
Pranvera Bojniku, menaxhere e shitjes ne Eurokoha thotë se kompania përveç linjave të rregullta që mbanë me Gjermaninë dhe Zvicrën, po ofron edhe mundësi të shumta për pushime në hotelet më të mira në bregdetin turk, kryesisht në Antalya.
“Edhe këtë vit po ka shumë kërkesa për pushime në Antalya, ne po mundohemi që të ofrojmë më të mirën për klientët tanë, duke përshtatur cilësinë e lartë, por edhe çmime të përballueshme, thuajse çdo ditë ne publikojmë në rrjetet sociale të kompanisë “Eurokoha”, ofertat e lloj-llojshme dhe hotele të ndryshme, pastaj varet nga klienti se çfarë do që të zgjedh”.
Bojniku tregoi se çmimet nisin prej 600 euro për 7 net pushime dhe vazhdojnë varësisht nga preferencat që ka klienti, por edhe se Antalya po zgjedhet edhe nga familjarët, pasi në ofertë janë të përfshirë dy fëmijë pa pagesë për çdo çift që rezervon pushime përmes Eurokohës.
“Përveç dy fëmijë pa pagesë për familjarët, në çmimet tona për në Antalya, janë të përfshira :Aviobileta: Prishtinë – Antalya – Prishtinë, Akomodimin në hotel me pansion të plotë, Transferi: aeroport – hotel – aeroport dhe të gjitha taksat e aeroportit, këto të gjitha ndikojnë që pushimi i klientëve tanë të jetë një relaks i vërtët. Nëse keni në mendje një pushim të mrekullueshëm, Antalya është pa dyshim destinacioni i duhur për ju. Me ndihmën e kompanisë Eurokoha, mund të siguroheni që çdo aspekt i pushimeve tuaja do të jetë i përkryer dhe pa stres”, tha Bojniku.
Përshtypjet e pushuesve
Çifti Ermali dhe Dafina sapo kanë përfunduar pushimet e tyre të cilat i kishin rezervuar përmes kompanisë Eurokoha që në muajin maj, ata ishin gjatë muajit korrik 7 net në resortin “TUI MAGIC LIFE Jacaranda” në Antalya, dhe janë ndarë jashtëzakonisht të kënaqur me gjithë atë që ka ofruar.
“Unë jam merakli i ushqimit, më shumë se plazhin dhe krejt pushimin, e kom shiju ushqimin shumë cilësor e lloj-lloj”, thotë Ermali.
Po ashtu edhe Dafina thotë se tashmë e dinë se çdo verë ku do të shkojnë për pushime, pasi resorti ku ishin përmbushte gjitha kërkesat e tyre.
Antalya si një vend që ofron jo vetëm plazhe dhe resorte luksoze, ka edhe jetën e natës për çka shumë të rinj po e zgjedhin.
Fidani është një tjetër pushues i cili bashkë me shoqërinë e tij kanë pushuar në “Juju Premier Palace”, e i cili thotë se është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur, pasi gjatë ditës ka shijuar pushimin dhe natën ka pasur shumë mundësi për tu argëtuar.
ë gjithë pushuesit kanë vlerësuar komoditetin dhe sigurinë në hotelet ku ata kanë pushuar, pasi i gjithë stafi ka qenë në dispozicion për gjithçka që ata kanë pasur nevojë.
Edhe shumë pushues të tjerë janë ndarë të kënaqur nga pushimet që tash e disa vjet i bëjnë në Antalya, për shkak se është destinacion i përshtatshëm, si për të rinj dhe familjar.
Antalya, Kemer, Side, Belek janë disa prej destinacioneve që ju presin këtë verë për të përjetuar pushime të paharrueshme.
Shpërblimet e Eurokohës
Bashkë me shumë oferta, Eurokoha tash e një kohë po shpërblen pasagjerët dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Leta është fituesja e fundit e cila është shpërblyer nga kompania me një pushim në çift shtatë ditor në “TUI MAGIC LIFE Jacaranda” në Antalya.
Eurokoha për çdo muaj organizon lojëra shpërblyes për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram dhe Facebook dhe kjo është një aryse tjetër që përveç se për tu njohur me ofertat për pushime dhe çmimet e biletave për destinacione të ndryshme, duhet ta ndiqni Eurokohën edhe për t’u bërë pjesë e lojës ku ju mund të jeni fituesi!