Një sasi shumë e madhe kokaine e kaluar në portin e Durrësit është kapur në Kosovë.
Bëhet fjalë për 2 ton e 200 kile kokainë që është kapur në Kosovë ditën e sotme.
Burimet bëjnë të ditur se kokaina ka kaluar në portin e Durrësit në kontenierë me banane, që kishte ardhur nga Italia.
Burimet e Syri.net Kosova marrin vesh se sasia e kokainës ka arritur edhe në Lipjan.
Syri.net merr vesh se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në fabrikën e Cocacola-s në Lipjan, ku priten edhe arrestime.
Operacioni ka qenë në ndjekje nga Policia italiane, shqiptare dhe e Kosovës prej të paktën 14 ditë ka vazhduar operacioni në bashkëpunim.
Vlera e drogës thuhet të jetë rreth 6.6 miliardë dollarësh.