
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.
“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.
“Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.
Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së.
“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.
Debati në Kuvend degradoi pasi ministrja Haxhiu ia përmendi Tahirit armët shurdhuese, të cilat ai i kishte porositur në kohën kur kishte shërbyer si këshilltar i Hashim Thaçit.
“Ju nuk keni të drejtë t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër z. Tahiri”, tha Haxhiu.
“Pse po shqetësohesh, ndoshta për shkak të shurdhuesve a?”, shtoi Haxhiu.
Në këtë moment Tahiri kërkoi ta marrë fjalën, e derisa Konjufca e luti Haxhiun t’ia japë fjalën opozitës, Haxhiu refuzonte.
Pasi situata qetësohet, Konjufca iu kërkon Tahirit të kërkoj falje publike për sharjen e tij.
Abelard Tahiri iu kërkon falje për sharjen duke thënë se ma qenë moment afekti.