Sot rreth orës 15:00 afër Urës së Fshejtë në Xërxë është aksidentuar me veturë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.
Në momentin e aksidentit Vehapi ishte duke u kthyer me veturë zyrtare në komunë pas një vizite që i kishte bërë disa projekteve, e me të ishte edhe ngasësi i tij dhe drejtori i shërbimeve publike të kësaj komune, Muhamet Behra, njofton klankosova.tv.
Klan Kosova mëson se pas aksidentit kryetari është dërguar në QKMF të qytetit të Rahovecit dhe më pas me urdhër të mjekut është dërguar në QKUK, ku pas disa kontrolleve dhe procedurave shëndetësore është liruar. Po ashtu bëhet e ditur se ai të hënën do të del në punë.
Sipas zyrtares së policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ky aksident ka ndodhur pasi një veturë private e ka humbur kontrollin duke e goditur atë në të cilën ndodhej Vehapi..
Sipas saj, ky rast tani ka kaluar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com