Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit tragjik mëngjesin e kësaj të premteje në provincën Polatli, pranë Ankarasë në Turqi, ndërsa 26 kanë mbetur të plagosur.
Një autobus pasagjerësh, i cili po vinte nga Izmiri doli nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe më pas me kolonat e një ure mbikalimi.
Dhjetëra zjarrfikës ndërhynë për nxjerrjen e të gjithë pasagjerëve nga autobusi dhe më pas autoambulancat transportuan personat e plagosur drejt spitaleve të zonës.
Guvernatori i Ankarasë deklaroi se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit. Ministri i Drejtësisë njoftoi se ka nisur një hetim gjyqësor me tre prokurorë të cilët po hetojnë mbi shkaqet e aksidentin.
Në provincën Polatli, korsia e rrugës ku ndodhi aksidenti u mbyll për qarkullim përkohësisht.