Fatbardh Xhaferi, menaxheri i kontratave në kompaninë e derivateve “Hib Petrol”, është ndaluar dje pas kontrollit të Doganës në korporatën e biznesmenëve ferizajas.
Gazeta Insajderi mëson se Xhaferi është njëri nga të ndaluarit, pas dyshimeve “për falsifikim të dokumenteve me qëllim të lirimit nga taksat”.
Dyshohet se HIB Petrol me dijenin e Xhaferit ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë.
Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza.
Ndryshe, Fatbardhi është vëllai u Krenar Xhaferit, drejtorit të Investimeve Kapitale në komunën e udhëhequr nga Përparim Rama, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/