Detaje nga aktakuza ndaj 5 zyrtarëve të Gjakovës, këto janë shumat që ata iu morën qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga aktakuza ndaj 5 zyrtarëve të Gjakovës, këto janë shumat që ata iu morën qytetarëve

    Insajderi
    03 March 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër pesë zyrtarëve, punëtorë të kompanisë së Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se zyrtarët ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: Hysni Qanta, Mahmut Ukshini, Safir Metbala, Zudia Vuçiterna dhe Agron Haxhijah.

    Sipas aktakuzës që ka siguruar Insajderi, të pandehurit në mënyrë të jashtëligjshme kanë marrë  para nga qytetarët e Rahovecit për t’iu kryer shërbime me mjetet e kompanisë së ujësjellësit “KRU Gjakova”. Rrjedhimit të akuzuarit kanë dëmtuar edhe kompaninë e Ujësjellësit.

    Pesë zyrtarët kanë dëmtuar kompaninë duke përdorur mjete si: kamionin, eksavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyçen e ujësjellësit tek qytetarët.

    Paratë që ata i kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme i kanë ndarë mes vete, shpjegohet në aktakuzë.

    “Të pandehurit me datë të pacaktuar e deri në fillim të muajit qershor të vitit 2024, në cilësinë e personave zyrtar pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, të cilët të koordinuar në mes vete, në dëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A, kryejnë shërbime në komunë të Rahovecit, tek qytetarët e saj gjatë orarit të punës dhe jashtë tij pa dijeninë e kompanisë, në atë mënyrë kanë shfrytëzuar: kamionin, eksavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyçen e ujësjellësit tek qytetarët”, shkruan në aktakuzë..

    Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë marrë shuma të ndryshme të të hollave. Një qytetarë ka raportuar se i kanë marrë 2 mijë euro, një tjetër 1 mijë euro e disa edhe më pak.

    “punëtor kanë marrë për shërbimet e kryera tek qytetarët si, L. O shumën prej 1.500 euro, G. D shumën prej 350 euro, H. D shumën prej 750 euro, A. A shumën prej 1.000 euro dhe P. M shumën prej 2.000 euro, të holla këto të cilat janë ndarë në mes të pandehurve”, thuhet mes tjerash.

    Këtë aktakuzë e ka ngritur prokurorja e rastit, Dëshire Jusaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark