Një sasi shumë e madhe kokaine e cila ka kaluar nga porti i Durrësit është kapur në Kosovë. Bëhet fjalë për 2 ton e 200 kg kokainë që është kapur ditën e sotme.
Kokaina ka qenë e vendosur në kontenierë me banane, që kishte ardhur nga Italia.
Raportohet se kokainës ka arritur edhe në komunën e Lipjanit.
Syri.net merr vesh se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në fabrikën e Cocacola-s në Lipjan, ku priten edhe arrestime.
Operacioni ka qenë në ndjekje nga Policia italiane, shqiptare dhe e Kosovës prej të paktën 14 ditë ka vazhduar operacioni në bashkëpunim. Vlera e drogës raportohet të jetë rreth 6.6 miliardë dollarësh.