Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë - vrau vëllanë pas sherrit për pronat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë – vrau vëllanë pas sherrit për pronat

    Insajderi
    04 January 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën, ku pas një konflikti mbetën të vrarë dy vëllezër.

    Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e e të vëllait, Lulëzim Camit.

    Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë, shkruan Top Channel.

    Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark