Detaje nga policia e Serbisë për vrasësin që ekzekutoi biznesmenin kosovar në Novi Pazar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje nga policia e Serbisë për vrasësin që ekzekutoi biznesmenin kosovar në Novi Pazar

    Insajderi
    03 October 2020 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Policisë në Novi Pazar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë bërë të ditur se kanë arrestuar sot të dyshuarin E.Sh 39-vjeçar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje ndaj, Selajtin Janjevës mbrëmjen e 1 tetorit.

    “I dyshuari E.Sh, dyshohet se më 1 tetor të këtij viti rreth orës 19:00 në Novi Pazar pas një diskutimi të shkurtër, ka qëlluar me disa të shtëna me pistoletë dhe vrau 52-vjeçarin Seljatin Janova, biznesmen nga Prishtina dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Serbisë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Kundër të dyshuarit E.Sh është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistencës së bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale, “posedim i mbajtjes, trafikimit të armëve dhe eksplozivëve, thuhet ndër tjera.

    Selajtin Janjeva është vrarë mbrëmjen e së enjtes siç raportuan mediat serbe pranë shtëpisë së tij në Novi Pazar.

    Po ashtu rreth vdekjes së biznesmenit kosovar janë deklaruar edhe familjarët e tij.

    “Të Dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që  gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, kanë deklaruar nga familja e të ndjerit. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark