×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga rasti në Tetovë: Mjekja në Tetovë u thirr për intervenim, gjeti të vdekur vajzën dhe mbesën e saj

    Insajderi
    08 October 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjeke në Tetovë është thirrur sot për intervenim urgjent në fshatin Sllatinë, ku më pas ka gjetur pa shenja jete bijën e saj dhe mbesën.

    Burri i të ndjerës dhe djali i saj i mitur, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

    Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e vdekjeve, ndërsa në raportin e policisë thuhet se burri i gruas, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.

    “Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark