Detaje nga sulmi kibernetik në Itali, dyshohet se janë vjedhur 78 giga të dhëna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Detaje nga sulmi kibernetik në Itali, dyshohet se janë vjedhur 78 giga të dhëna

    Insajderi
    26 July 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia italiane ka nisur të hetojë raportet se Agjencia Italiane e Taksave mund të ketë rënë pre e një sulmi kibernetik ku dyshohet se janë vjedhur rreth 78 giga të dhëna.

    Agjencia nuk ka dhënë asnjë deklaratë nëse është sulmuar apo jo, por është shprehur vetëm se hetimet vijojnë. Edhe kompania e informatikës në shtetin fqinj ka mohuar sulmin.

    Sulmi, raportojnë mediat italiane, u organizua nga LockBit, një grup ndërkombëtar i hakerëve të ransomëare. Lockbit është një grup kriminal i specializuar në këtë lloj shantazhi kibernetik. Funksionon që nga viti 2019 dhe përditëson vazhdimisht metodën e saj të punës.

    Swascan, një firmë sigurie IT, tha se LockBit njoftoi në rrjetin e errët se i kishte dhënë agjencisë pesë ditë kohë për të paguar një shpërblim, në të kundërt të dhënat do të publikohen./Euronews.al


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark