×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje nga sulmi në xhami në Tiranë: “Qëllonte këdo që i dilte përpara”

    Insajderi
    19 April 2021 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm i rëndë raportohet të ketë ndodhur brenda një xhamie në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

    Gazetarja me emrin Dorjana Bezat raportoi se 34 vjeçari ka dhënë vetëm të përgjithshmet dhe më pas komunikimi me të ka qenë kaotik.

    Sa i përket sulmit, mësohet se sulmuesi me mbiemrin Nikolli ka qëlluar këdo që i dilte përpara dhe tentonte ta ndalte.

    “Do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli psikologjik nëse ka probleme të shëndetit mendor apo është akt i paramenduar. Nuk komunikon qartë, është i shpërqendruar”, ka thënë gazetarja.

    Sipas informacioneve të para, i dyshuari nuk është frekuentues i xhamisë në fjalë.

    Ka qenë shumë agresiv dhe qëllonte këdo që i dilte përpara. Ka pasur një përleshje jo vetëm me qytetarët por edhe me forcat e policisë.

    “Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore”, raportoi gazetarja Bezat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark