Detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq- Viktima u mbrojt me karrige, por… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq- Viktima u mbrojt me karrige, por…

    Insajderi
    16 August 2025 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg.

    Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

    Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për tu sqaruar.

    Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark