Detaje nga vrasja në Lezhë - Ekzekutohet babai i armikut të Ervis Martinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vrasja në Lezhë – Ekzekutohet babai i armikut të Ervis Martinajt

    Insajderi
    17 April 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës.

    Raportohet se i vrari është babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Policia ndodhet në vendngjarje.

    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.

    Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark