Detaje të aksionit- Bllokohet kufiri Kosovë-Shqipëri për gjysmë ore, arrestohet të gjithë policët e ndërrimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje të aksionit- Bllokohet kufiri Kosovë-Shqipëri për gjysmë ore, arrestohet të gjithë policët e ndërrimit

    Insajderi
    14 March 2022 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.

    Të njëjtit dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti.

    Siç mëson Insajderi aksioni është realizuar në pikat kufitare Qafe Morinë e Qafe Prush.

    Gazeta Inajderi mëson se për rreth rreth gjysme ore janë bllokuar tërësisht dy pikat kufitare në Qafe Morine e Qafe Prush, ku janë arrestuar të gjithë policet e ndërrimit të këtyre dy pikave, pas gjysme ore janë zëvendësuar me police tjerë, shkruan Gazeta Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark