Detaje të reja nga arrestimi i serbit në veri që dyshohet për sulme ndaj KFOR-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Detaje të reja nga arrestimi i serbit në veri që dyshohet për sulme ndaj KFOR-it

    Insajderi
    23 June 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se e ka arrestuar N.O, një prej të dyshuarve kryesor për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj.

    N.O është rezident në Veri të Mitrovicës dhe njihet edhe me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.

    “Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në njoftim e Policisë.

    Ndërkohë KoSSev ka dhënë detaje për aksionin e Policisë së Kosovës që është realizuar sot paradite në Veri.

    Siç shkruan ky medium, N.O është kapur në vendin e tij të punës, në një autolarje lokale në afërsi të stacionit të autobusëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark