Detaje të reja nga historia e fshehtë e Kejvina Kthellës me Redjan Rrajën, gruaja zbulon alibinë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Detaje të reja nga historia e fshehtë e Kejvina Kthellës me Redjan Rrajën, gruaja zbulon alibinë

    Insajderi
    17 January 2021 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kejvina Kthella ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private pasi u përfol për një lidhje me Redjan Rrajën dhe më pas me reperin që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Seven Saraqi.

    Por ish-velina asnjëherë nuk i ka pranuar lidhjet, ndërsa së fundmi befasoi me deklaratën teksa pohoi se nuk është dashuruar asnjëherë, duke zgjedhur karrierën mes të dyjave.

    “Në dashuri nuk besoj se kam rënë ndonjëherë, nga shkallët po, shpesh. Gjithandej kam rënë, vetëm në dashuri jo. Nuk kam arritur akoma që të bëj çmendurira, të lë gjithçka për partnerin tim. Nuk ka bërë për asnjë zemra bam! Mes dashurisë dhe karrierës zgjedh këtë të fundit, për tani e mendoj kështu. Po erdhi dashuria, por nuk do rri ta pres!” tha ajo e ftuar në “Binjakët Show”.

    Gjithashtu, Kejvina zbuloi se puthjen e fundit e kishte dhënë para dy javësh.

    “Kur e ke dhënë puthjen e fundit?” u pyet ish-velina, e cila u përgjigj: “Para dy javësh”.

    “Me gocë apo me çun?”, iu drejtua një pyetje tjetër.

    “Besoj se ishte çun, se nuk i dihet”, shtoi Kejvina Kthella duke qeshur. Ajo u shpreh se nuk përdor fjalë banale dhe “fjala më e ndyrë që thotë është ‘ik mos më çaj by*ën!”.

    E pas kësaj deklarate se s’ka qenë e dashuruar, lind pyetja, po ajo që ka jetuar Redjan Rrajën çfarë ka qenë? Pyetja lind, pasi në kronikën e zezë është publikuar dëshmia e saj.

    Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

    Ajo tregon se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq.

    Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin.

    Ndërkohë ,dëshmia e vetë Kejvinës flet shumë për historinë e saj të fshehtë me një burrë të martuar.

    Hetimet e deritanishme kanë provuar se i hetuari Redjan Rraja, në orët e para të paradites, ka shkuar në qytetin e Durrësit. Sipas deklarimeve të shtetases Kejvina Kthella (datë 05.11.2019), e cila thotë: “Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë.

    Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij. Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

    Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjesht kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.

    Dëshmisë se Kejvinës, që nxjerr në dritë lidhjen e saj me Rrahjës, i bashkëngjitet dhe vetë dëshmia e tij. I pyetur në cilësinë e të ndaluarit, më datë 05.11.2019 (në prani të mbrojtësit të zgjedhur Besnik Çerekja) shtetasi Redjan Rraja ka shpjeguar ndër të tjera se: “Unë kujtoj që më datë 01.11.2019, kam qenë në Tiranë, në mëngjes dhe rreth orëve të paradites kam ikur në Durrës me automjetin tim tip ‘Audi A8’, me targë AA 005 XY dhe kam qenë i vetëm. Kam kaluar në autostradën Tiranë-Durrës dhe kam shkuar te kolaudimi, te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë dokumentacionin e automjetit.

    Pasi kam mbaruar dokumentacionin, kam bërë një xhiro në qytetin e Durrësit, në qytet, gjithnjë me automjetin tim dhe në kohën që kam bërë targat kam qëndruar në Durrës rreth 4 orë, por nuk e mbaj mend mirë. Gjatë kësaj kohe, nuk më kujtohet të kem takuar dikë të njohur. Nuk mbaj mend mirë, por ndoshta kam pirë kafe në vendin e quajtur ‘Vollga’, Durrës. Jam kthyer për në Tiranë në autostradë rreth orës 5 të pasdites, po i vetëm, me automjetin tim dhe kam ardhur në Tiranë, në shtëpi”.

    Sipas publikimeve të kronikës së zezë, këto deklarime të tij vijnë në kundërshtim me deklarimet e shtetasve Astrit L., Agron Ç., Henri Ç. dhe Hatiola B., të cilët kanë shpjeguar se ka qenë i hetuari Ariol Halilaj që ka marrë nga shtetasi Redjan Rraja automjetin e këtij të fundit, me qëllim targimin dhe ka qenë po Arioli, ai që e ka çuar mjetin tek Astrit L., etj.

    Gjithsesi, ajo që bie në sy në këto dëshmi, është fakti se Kejvina e pranon që ka kaluar natën me Redjanin, ndërsa Redjani as e përmend fare Kejvinën dhe kjo ka një arsye, pasi ai është i martuar. Kështu le të vazhdojmë me dëshminë e bashkëshortes së tij dhe vjehrrës.

    BASHKËSHORTJA E RRAJËS: E DIJA NË BELGJIKË, FLISNIM PËRDITË NË TELEFON

    Shtetasja Odesa Rraja, e pyetur si person që tregon rrethana të hetimit më datë 05.11.2019, bashkëshortja e shtetasit Redjan Rraja, gjithashtu rrëzon pretendimet e të hetuarit Redjan Rraja, teksa ndër të tjera ka deklaruar se: ‘Redjani ka numrin e telefonit 06920XXXXX dhe se ai aktualisht ndodhej në Belgjikë. Jam takuar me të para rreth një muaji (para se të ikte jashtë shtetit). Unë flas përditë me Redjanin dhe ai më pyet për fëmijët. Unë e kam pyetur se ku ndodhet dhe ai më ka thënë se është në Belgjikë dhe lëviz edhe në Holandë…”

    Këtij rrëfimi i është bashkëngjitur e dhe përgjimi i vjehrrës së Rrajës. Shumë interes paraqet biseda e datës 11.11.2019, ora 09:38:12, bisedë që zhvillohej mes shtetases Leonora Shehu (e ëma e shtetases Odesa Rraja që është bashkëshortja e Redjan Rrajës), dhe një shtetaseje të thirrur Vera.

    Kështu, në këtë komunikim të vjehrrës së Redjan Rrajës, Leonorës, paraqesin interes këto biseda:

    Leonora: Jo, me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…

    Vera: Uh!

    Leonora: Ne e dinim se ishte jashtë moj motër, s’e dinim fare se ishte këtu. Kishte thënë se do vejë jashtë, do bëjmë dokumentet, se do vemi të jetojmë në Belgjikë.

    Vera: Dëgjo këtu, motër. Po është ashtu, më mirë një orë e më përpara, të rrijë rehat vajza…

    Leonora: Dëgjo, atij ia kanë futur, se nuk është i tillë ai që të arrijë gjer atje. Ai… çfarë nuk bën vaki moj motër. Duhet t’ia ketë futur ndonjëri, po se duhet të ikte andej për jashtë shtetit. Ai donte të ikte pasi familja e dinte se ai nuk ishte fare këtu ai… Edhe gruaja dhe fëmijët e dinin që ishte jashtë shtetit…

    Nga kjo bisedë del qartë se shtetasi Redjan Rraja, në përpjekje të ndërtimit të një alibie, ka përgatitur si familjarët, ashtu edhe shtetasen Kejvina Kthella se do të ikte jashtë shtetit.

    Kujtojmë që në fund të vitit 2019 kur u shënua ngjarja, një javë pasi i sekuestruan celularin, Prokuroria ia riktheu atë modeles Kejvina Kthella pasi pas këqyrjes rezultoi se nuk përbënte interes për hetimin, ndërsa kërkohej mbajtja akoma në sekuestro e makinës që konsiderohet si provë nga organi i akuzës dhe llogarive bankare.

    Modelja iu drejtua Gjykatës për Krime të Rënda me një kërkesë për “Kthim sendi të sekuestruar”, në mënyrë që të merrte telefonin e saj.

    Prokuroria për Krime të Rënda e mori në pyetje Kejvina Kthellën, për shkak të kontakteve që kishte me të vetmin të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, Redian Rrajën, dhe gjithashtu i sekuestroi në kuadër të hetimeve edhe telefonin.

    Lajmi se modelja kishte kontakte me Rrajën mori një vëmendje të madhe në media, ndërsa vetë modelja reagoi me anë të një statusi në rrjetin social “Instagram”.

    “Gazeta fëlliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruante Kthella ditë më parë.

    Duke iu referuar burimeve, mësohet se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin e arrestuar si një prej atentatorëve, Redian Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bënë me dije se Kejvina Kthella u mor në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të të dyshuarit ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e së vërtetës.

    Pas kësaj historie, Kejvina u largua drejt SHBA-ve, ku pasi dhe një histori të shkurtër me këngëtarin Seven Saraqi.

    Pas zhgënjimit u rikthye sërish në Shqipëri, për t’u angazhuar me projektet e saj mes Prishtinës dhe Tiranës.

    Ndërkohë, rikthimit të historisë së saj në media me Redjan Rrajën, ajo iu përgjigj me postimin e disa fotove ku e konsideron veten “si sheqer”, dhe se helmi që hedhin komentuesit për jetën e saj private, nuk e pengon të ecë përpara. (Panorama)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark