Kanë dal në dritë detaje të reja nga vrasja e Bledar Muçës mbrëmjen e djeshme në Lushnje.
Muca ishte pronari i lokalit ku u vra. Mësohet se Muça çdo darkë ulej gjithmonë në të njëjtën tavolinë në trotuarin e lokalit dhe dyshohet se autorët e krimit e kanë vëzhguar disa ditë, pasi nga dinamika e atentatit ata e kanë ditur këtë fakt.
Mbrëmjen e kaluar ai ishte me kunatin Judin Velo kur një automjet tip “Golf” e kaloi para dhe e qëlloi me breshëri.
Dyshohet se në automjet ishin tre autorë, njëri në drejtim të mjetit dhe dy të tjerë si pasagjerë. Muça ishte pronar i lokalit, por mësohet se administronte edhe biznese të tjera.
Ndërkohë autorët prova që kanë lënë është mjeti i djegur tip “Golf” me dy kallashnikovët brenda të cilave u janë fshirë numrat serialë. “Golfi” ishte me ngjyrë blu dhe targa të vjedhura në Vlorë më 6 gusht të këtij viti.