Detaje të reja nga vrasja në Podujevë – Viktima qëllohet për vdekje brenda veturës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja nga vrasja në Podujevë – Viktima qëllohet për vdekje brenda veturës

    Insajderi
    06 September 2025 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se policia është njoftuar për të shtëna në këtë fshat dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    “Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ndërkohë, burime të Insajderit bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli. Sipas të njëjtave burime, viktima dhe autori kanë qenë brenda të njëjtës veturë në momentin kur ka ndodhur ngjarja fatale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark