×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje të reja për vrasjen e ish-policit

    Insajderi
    01 November 2021 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-polici, Xhelal Reçi është vrarë sot në Laç nga tre persona.

    Sipas burimeve të Top Channnel, viktima dyshohet të ketë qenë prej kohësh në vëzhgimin e të dyshuarve.

    Mësohet se dy nga personat kanë zbritur nga makina për të qëlluar Reçin në një ngushticë në afërsi të bizneseve të tij në Laç, ndërsa i treti ka pritur në makinë.

    Në vendngjarje policia nuk ka gjetur gëzhoja armësh, por shpresa për zbardhjen e ngjarjes mbeten kamerat e sigurisë, duke qenë se është një zonë me shumë biznese.

    Policia është vënë në kërkim të autorëve, ndërsa ka gjetur të djegur një makinë tip Toyota e cila dyshohet të jetë e autorëve, në Milot.

    Makina e djegur është me targa italiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark