Detaje të reja: Tre motrat e mitura në Korçë konsumuan karamele të dyshuara me hashash, njëra në gjendje kritike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: Tre motrat e mitura në Korçë konsumuan karamele të dyshuara me hashash, njëra në gjendje kritike

    Insajderi
    18 September 2025 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturve në Korçë.

    Burime bëjnë me dije se tre motrat e mitura kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).

    Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturve në Korçë.

    Burime bëjnë me dije se tre motrat e mitura kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).

    Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.

    Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjëndje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.

    Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në pediatri.

    Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark