
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës sot kanë marrë pjesë në seancën për krizën energjetike pa sulmuesin kryesor. Ai është lënduar.
Po si sulmues kryesor që është, Ardian Kastrati komentet i dha nga shtëpia. Ai ka thumbuar Kurtin duke thënë që ai është gëzuar që Kastrati nuk ka mundur të marr pjesë në Kuvend.
“As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete:, ka shkruar Kastrati.
Ai madje e ka quajtur Kurtin edhe mashtrues.
“Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera”, tha ai.
Në mungesë të sulmuesit kryesor të PDK-së dhe deputetëve të tjerë, draft-rezoluta kundër rritjes së energjisë sipas propozimit të ZRRE-së ka dështuar të miratohet. Kjo pasi në kohën kur u hodh në votim, në sallë ishin prezentë vetëm 45 deputetë.
Rezoluta do të hedhet në votim në seancën e së mërkurës./GazetaInsajderi