Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Episodi – i etiketuar si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare – erdhi në fund të një lufte mes viteve 1992-1995 midis kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës që vranë rreth 100 mijë njerëz.
Ish-komandanti i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, i cilësuar si arkitekti kryesor i gjenocidit të Srebrenicës, tek 26 vjet pas masakrës më 8 qershor iu dha verdikti final ku u dënua me burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit – teksa pjesën tjetër të mbetur të jetës do e kaloj prapa grilave.
Identifikimi i Mlladiq për krimet e kryera gjatë kohës së luftës së Bosnjës u bë nëpërmjet një unaze siç thuhet që e mbante gjatë asaj kohe.
Besohet se ajo ishte një nga “informatorët” kryesorë që Ratko Mlladiq të arrestohej më 26 maj të vitit 2011, në fshatin Lazarevë, në Serbi, në shtëpinë e një kushëriri të tij.
Mediet në Serbi kishin raportuar më herët se ishte pikërisht unaza ajo në bazë të së cilës një polic e identifikoi njeriun më të kërkuar nga Tribunali i Hagës, për më tepër se 15 vjet.
Aksesori i dorës ishte me rreth prej ari ndërsa e kishte një gur gjysmë të çmuar.
Para se të tranferohej në Hagë, disa ditë pas arrestimit, ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnjës, ia ka dorëzuar unazën djalit të tij, Darkos.
Mlladiq unazën që e identifikoi si kriminel arriti ta zëvendësoj me një unazë me një lider të panjohur të fiseve indiane – me të cilën u pa edhe më 8 qershor kur iu dha dënimi i përjetshëm për krimet e kryera dhe gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë.