×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

     Detaji skandaloz- A po i ruan Njësia Speciale “turistët” e Ujmanit?

    Insajderi
    15 July 2024 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liqeni i Ujmanit është bërë pikë turistike për “pushuesit” kosovarë që po shkojnë të freskohen atje. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shfrytëzuar pamjet atje për agjenda partiake. Megjithatë, një detaj jo pak i rëndësishëm është vërejtur.

    Ekipi i Insajderit përgjatë së dielës ka qëndruar në Liqenin e Ujmanit, ku prezent janë parë edhe Policia e Kosovës. Më saktësisht, Njësiti Special i forcave të rendit dhe sigurisë mbi Urën e Ujmanit, raporton Gazeta Insajderi.

    Teksa iu janë lutur mediumit të mos xhirojnë, pjesëtarë të njësitit special kanë thënë prapa kamerave për Insajderin se kanë dalë të incizojnë me dronë nga atje.

    Pjesëtarët e Njësitit Special u panë me armë të gjata dhe një autoblindë duke qëndruar mbi urë, teksa poshtë freskoheshin kosovarët.

    Qytetarët prezentë që po freskoheshin në Ujman në deklaratat e tyre për Insajderin u shprehën falënderues ndaj Kurtit për “shtrirje të sovranitetit”.

    Deri më tani, as Policia e Kosovës e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dalë me ndonjë qëndrim për të treguar qëllimin e prezencës së Njësisë Speciale mbi urën e Ujmanit.

    Liqeni i Ujmanit përdorët për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës. Në rast të thatësisë, uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve afër Prishtinës, atij të Batllavës dhe Badovcit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark