Detektivi kosovar që jeton në Vjenë vendos emblemën e FSK-së në OKB - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detektivi kosovar që jeton në Vjenë vendos emblemën e FSK-së në OKB

    Insajderi
    25 April 2025 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Krasniqi, një detektiv me prejardhje nga Kosova, e që është pjesë e aktiviteteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, selia e tyre e anti-drogës në Vjenë të Austrisë, jo rrallë ka bërë veprime që nuk janë bërë deri tash.

    Së fundmi ai ka vendosur emblemën e Ushtrisë së Kosovës, në ambientet ku vendosen emblemave të forcave të tjera të armatosura.

    Ai ka ndarë edhe një foto nga ky veprim. Në takimin Komisionit për drogën të OKB-së ku po diskutoheshin tema me rëndësi globale në luftën kundër këtij fenomeni, pos përfaqësuesve të shteteve anëtare, pjesëmarrës ishte edhe kosovari Naim Krasniqi, që është një ekspert sigurie dhe detektiv. Qëllimi i këtyre takimeve, siç pati shpjeguar OKB-ja është që këto dy komisione, që nga viti 2011 do të mbajnë takime të përbashkëta ku qëllimi i vetëm është shqyrtimit të pikave të rendit të ditës që përfshijnë segmentin operacional të axhendës së të dyja komisioneve, me synimin për të ofruar një politikë të integruar direktivat e UNODC-së për çështjet e menaxhimit administrativ, buxhetor dhe strategjik në këto fusha. Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Drogat (CND) u themelua në vitin 1946.

    Komisioni ka si mandat mbikëqyrjen e përpjekjeve ndërkombëtare për të kontrolluar përdorimin dhe lëvizjen e substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe të ndihmojë Këshillin Ekonomik dhe Social në mbikëqyrjen zbatimin e traktateve ndërkombëtare të kontrollit të drogës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark