×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    ‘Detroiti i Serbisë’ përballet me rikthim në vitet e urisë

    Insajderi
    20 June 2016 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti i Kragujevcit, i njohur për industrinë e makinave, është duke u përballur me një ankth pasi shumica e punëtorëve do ta humbin punën e tyre e tyre pas muajit gusht.

    Gjatë periudhës komuniste, qyteti serb i Kragujevc ishte i njohur si Detroiti i Serbisë për shkak të madhësisë së industrisë së automobilave në qytet.

    E gjithë kjo ka ndryshuar në vitet e nëntëdhjeta, kur, për shkak të sanksioneve dhe luftës, industria pushoi së punuari dhe Kragujevci u bë i njohur si “lugina e urisë”.

    Kjo ndryshoi në vitin 2008, kur kompania e njohur italiane e automobilave, Fiat u kthye në qytet, duke hapur “Fabrikën FCA” me qeverinë e Serbisë.

    Pozicionet e punës në fabrikë ishin shumë të subvencionuara, por punëtorët kanë parë një dritë në fund të tunelit dhe shpresonin se ditë të mira po vinin në Kragujevc.

    Ndërsa tani menaxhmenti i Fiat-it ka thënë se shitjet e modelit “Fiat 500” kanë qenë të ulëta, duke i frikësuar edhe njëherë punëtorët e kompanisë, njofton Balkaninsight.com.

    “Ishte shok kur kemi konstatuar se një e treta e fuqisë punëtore do të pushohen nga puna. Kjo është më shumë se 1500 persona, rreth 900 në fabrikën e Fiat dhe pjesa tjetër nga fabrikat partnere që furnizojnë Fiat-in”, tha presidenti i kompanisë, Zoran Markoviç.

    Ai tha se kompania do të ofrojë punëtorëve të papunë një plan, dhe ata do të marrin një pagesë si shërbyes të kompanisë, por nuk e specifikoj se sa saktësisht. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark