Rrëqebulli i Ballkanit është njëra nga macet e mëdha më të rralla në botë. Prejardhjen e kanë nga Kosova ku standardet e jetesës i kanë shumë të ulëta, dhe si rezultat janë pranë zhdukjes, shkruan sot mediumi gjerman Deutsche Welle.
Dhe njëra nga mënyrat është të ngrihet vetëdijesimi për mbrojtjen e natyrës përmes mbjelljes së luleve mjekësore të verdha të cilat sjellin shumë përfitime industriale.
Azem Ramadani dëshiron të mbrojë rrëqebujt edhe pse nuk ka parë asnjëherë asnjë të gjallë. Ai është fotograf por tani ka një OJQ të tijën të quajtur “Finch”, e cila merret me mbrojtjen e zogjve të egër dhe kafshëve tjera në Kosovë.
Tani ai po punon në malet e Sharrit me Programin Ndërkombëtar të Shpëtimit të Rrëqebullit Ballkanas.
“Historikisht numri i rrëqebujve ka qenë gjithmonë i vogël, minimal. Por disa dekada më parë kemi informacione, nga njerëzit që i kanë parë, që numri i rrëqebujve ka qenë më i madh,” thotë Ramadani.
Hulumtuesit kanë vënë një kamerë në një fshat të afërt ku banorët kanë thënë që kanë parë rrëqebuj. Kamera ka qëndruar në atë vend gjatë gjithë dimrit në mënyrë që të bëjë foto të secilës kafshë që kalon.
“Nuk është e rëndësishme për ne vetëm të shohim rrëqebujt, edhe pretë e tyre janë në interesin tonë pasi na japin shumë informacion për rrëqebujt,” thotë Ramadani.
Rrëqebujt gjuajnë vetëm disa specie, përfshirë këtu drerët dhe dhitë e egra. Por numri i tyre po bie me degradimin e ambientit dhe me gjueti nga njerëzit.
Kolegët në Maqedoni kanë punuar me macet e rralla që nga viti 2006. Dime Melovski u ka vënë disave transmetues në mënyrë që studiuesit të mund të përcjellin lëvizjet e rrëqebujve me GPS.
Ata duan që Rrëqebujt të zgjerojnë territorin e tyre të jetesës, jo vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, por të shkojnë në jug edhe në Greqi, pasi edhe Greqia ofron vendbanim të përshtatshëm.
Por në shpërndarjen e rrëqebujve në vende të reja nevojitet ndihma e njerëzve lokalë.
Ramadani dhe kolegët e tij vizitojnë shkolla në mënyrë që të flasin me fëmijët. Ata janë duke punuar në broshura të reja informative për rrëqebujt dhe janë duke e bërë një kuiz nga ekipi i Maqedonisë.
Materialet po tregohen të efektshme dhe tani janë duke u përkthyer që të shpërndahen edhe në Kosovë.
Kosova si njëri ndër vendet më të varfra, ka shumë njerëz të cilët varen me ato çka gjejnë në natyrë për të mbijetuar. Ata gjithashtu lënë shumë plehra në natyrë të cilat derdhen ilegalisht. Shumë nga to përhapet edhe në vende tjera nga rrjedha të lumenjve.
Edhe prerja ilegale e drunjve është problem i madh. Dhe me shkatërrimin e tillë të pyjeve, vendbanimi i rrëqebullit zvogëlohet.
Vetëdijesimi i të njerëzve dhe sidomos të rinjve për pasuritë natyrore që ka Kosova është i domosdoshëm në mënyrë që të mos bëhet dëmtimi i tyre,
Kjo mund të arrihet me mbjelljen e luleve të verdha dhe barishteve të tjera si tregon familja Shabani, e cila prej vitit 2003 merret me kultivimin dhe mbledhjen e këtyre luleve. Vetëm përmes tyre kanë arritur të rindërtojnë shtëpinë e dëmtuar nga lufta.
Kështu po të vetëdijesoheshin njerëzit për përfitimet që sjell kjo lule, si edhe kanë filluar të mësojnë disa, do ta mbronin më shumë mjedisin dhe kështu indirekt do të ndikoheshin dhe rrëqebujt të cilët do të kishin mjaftueshëm vend për të jetuar. /Insajderi.com