Devolli Corporation sërish me rekorde - punëdhënësi, eksportuesi dhe tatimpaguesi i vitit 2024 nga OEK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes

    Devolli Corporation sërish me rekorde – punëdhënësi, eksportuesi dhe tatimpaguesi i vitit 2024 nga OEK

    Insajderi
    07 December 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Devolli Corporation ka arritur sërish një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur si korporata e vitit në të tri kategoritë e ndara nga Oda Ekonomike e Kosovës për vitin 2024. Kjo kompani ka marrë çmimet për Punëdhënësin e Vitit, Eksportuesin e Vitit dhe Tatimpaguesin e Vitit.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt të premten në Klan Arena, ku u mblodhën qindra përfaqësues të bizneseve të suksesshme nga Kosova, rajoni dhe bota, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.

    Lulzim Rafuna, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, theksoi rëndësinë e bizneseve në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe kontributin e tyre në promovimin e vendit në rajon. Ai falënderoi të gjitha bizneset për kontributin e tyre në taksat e paguara gjatë vitit 2024, duke thëne se ato janë thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.

    Kjo nuk është hera e parë që Devolli Corporation arrin këtë sukses. Korporata, e cila ka bazën në Kosovë dhe është e pranishme në shumë vende të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të tregojë rezultate të shkëlqyera dhe ka plane ambicioze për zhvillim në vitet e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark