'Dezinsektim hapësinor që nuk po ja lë shenjë', kaq i kushtoi Komunës se Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Dezinsektim hapësinor që nuk po ja lë shenjë’, kaq i kushtoi Komunës se Prishtinës

    Insajderi
    21 July 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka ndarë 300 mijë euro për dezinsektimi hapësinor dhe atë për kujdesin parësor shëndetësor (KPSH-së), deratizimin, dezinfektimin dhe dezinsektimi i KPSH-së (DDD), deratizimin e rrjeteve të kanalizimit, garazhave, bodrumeve dhe hapësirave publike.

    Drejtoria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Insajderin se dezinsektimi hapësinor është në fazen e tretë.

    “Dezinsektimi hapësinor është në fazen e tretë, diten e pestë, duke u bazuar në planin dinamik të operimit”, kanë thënë nga Drejtoria e Shëndetsisë për Insajderin.

    Kontrata për “Dezinsektimi hapësinor në Komunen e Prishtinës” është nënshkruar me datë 18.05.2021 dhe ka afat 36 muaj.

    Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se për monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtij procesi janë të angazhuar 13 persona nga Drejtoria e Shëndetësisë, QKMF dhe QMU.

    Kujtojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës ishte planfikuar të fillonte me pesë maj por për shkak të kushteve atmosferike dhe informative nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka filluar me 18 qershor. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark