BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje të tregtisë së lirë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje të tregtisë së lirë

    Insajderi
    06 July 2017 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Bashkimi Evropian dhe Japonia janë dakorduar formalisht për një marrëveshje të tregtisë së lirë.Marrëveshja i hap rrugë tregtisë së mallrave pa barriera tatimore midis dy zonave më të mëdha ekonomike në botë.

    Plani bazë u nënshkra në Bruksel pas takimit midis kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ndërsa finalizimi i marrëveshjes u tha se mund të marrë ca kohë.

    Presidenti i i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se plani dëshmon angazhimin e BE-së ndaj tregtisë botërore.

    Dy sektorët më të rëndësishëm janë makinat japoneze dhe blegtoria e BE-së.

    Japonia është ekonomia e tretë më e madhe në botë, me një popullsi prej 127 milionë banorësh.

    Nevojat e saj për qumësht dhe produkte qumështi janë rritur vazhdimisht në vitet e fundit, ndërkohë që fermerët në BE po luftojnë me rënien e kërkesave në vendet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark