Dhëndri i Trumpit dyshohet se ka diskutuar për një linjë sekrete me Moskën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dhëndri i Trumpit dyshohet se ka diskutuar për një linjë sekrete me Moskën

    Insajderi
    27 May 2017 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat amerikane shkruajnë se dhëndri i Donald Trump u përpoq të krijonte komunikime sekrete me Moskën një muaj pas zgjedhjes së Trump.

    Jared Kushner ka dashur të përdorë pajisjet ruse për të shmangur përgjimin e SHBA-ve, për bisedat me Moskën, shkruajnë Washington Post dhe New York Times.

    Vetë Kushner, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka komentuar këtë. Thuhet se ai është në hetim nga FBI si pjesë e ndërhyrjes ruse në favorizimin e Trump për të fituar.

    Raportimet në SHBA thonë se hetuesit besojnë se Kushner ka informacione relevante, por jo i dyshuar për një krim, përcjell TCh.

    Shkrimet e fundit, ku citohen burime nga zyrtare amerikane, thonë se Kushner ka folur me ambasadorin e Moskës në SHBA, Sergei Kisylak, për të ngritur një barrierë duke përdorur pajisjet ruse në Amerikë. Kjo mund të përdoret kur diskutohet për Sirinë apo çështje të tjera të politikave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark