
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm në lagjen Dheu i Bardhë, ku qytetarët vendas shprehën mbështetjen e tyre të plotë për fitoren e 12 tetorit.
Hyseni theksoi se ky takim nuk ishte spektakël i orkestruar me banorë nga lagje të tjera, por një shprehje reale e entuziazmit dhe besimit të banorëve të Dheu i Bardhë në vizionin dhe qeverisjen e tij. Në postimin e tij, Hyseni falënderoi qytetarët për përkrahjen e sinqertë:
“Asnjëherë nuk mbahet në mend një entuziazëm kaq i jashtëzakonshëm i lagjes Dheu i Bardhë në Gjilan, ku me bindje e besim të plotë, e përçuan mesazhin e fitores së madhe të 12 tetorit. Faleminderit Dheu i Bardhë për përkrahjen e sinqertë. Fitorja është e jona dhe pa balotazh!”