Një tërmet i fuqishëm që goditi mbrëmë zonën e gjerë të Hercegovinës ka lënë të vdekur një person. Vdiç Elmira Sefo nga Stolaci.
Tërmeti, i cili në radhë të parë tronditi Hercegovinën dhe u ndje në të gjithë Bosnjën dhe Dalmacinë, ishte 5.6 ballë të shkallës Rihter. Më e keqja ka qenë në Stolac, ku një gur ka rënë mbi një shtëpi dhe ka plagosur rëndë Elmira Sefo (27), e cila ka ndërruar jetë nga plagët e marra, raaportojnë mediat në Bosnje, transmeton Insajderi
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Elmira jetonte me prindërit e saj në shtëpinë e familjes në vendbanimin Kukavac, të cilët mbetën të plagosur lehtë.
Ambulanca e transportoi Elmiren në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan t’a trajtonin, por pa sukses. Lëndimet që ajo mori ishin fatale, shkruan Klix.
Shumë miq dhe të njohur i dhanë lamtumirën e fundit Elmirës së vrarë tragjikisht përmes rrjeteve sociale.
Hafiz Nedim Botiq i ka dhënë lamtumirën e fundit Elmira Sefos në faqen e tij në Facebook, duke cituar ajetin kuranor: “Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi”.
“Eh i dashur fëmijë, si humbi jetën e re. Dhimbje në qiell. U prefsh në paqe engjëll, Zoti u dhashtë forcë prindërve të durojnë këtë dhimbje të rëndë, të pashërueshme”, thuhej në një nga njoftimet.
“Ne kurrë nuk e dimë se cila është dita jonë e fundit, kështu që çdo ditë jetoni si e fundit. Shumë i keqkuptojnë këto fjalë. Jetoni çdo ditë duke qenë gati për t’u kthyer te Zoti”, lexohet në një postim në Facebook.